Kjo bimë ekziston në mijëra shtëpi dhe shkakton helmime toksike

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 14:50
Kjo bimë ekziston në mijëra shtëpi dhe shkakton helmime toksike

Bimën që do ta shihni në foton e mëposhtme, e keni vënë re patjetër në një vazo në shtëpinë e një të njohuri, apo edhe në shtëpinë tuaj…

Emri i saj shkencor është “Dieffenbachia” dhe sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Helmimeve, ajo që pak njerëz dinë është se kjo bimë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët e vegjël!

Difenbachia është një lloj bime shtëpie me gjethe të mëdha, dyngjyrësh. Është shumë toksik dhe helmimi tek njerëzit mund të ndodhë nëse dikush përtyp gjethet, kërcellin ose rrënjën e bimës.

Kjo është arsyeja pse fëmijët e vegjël janë në rrezik më të madh, pasi priren të fusin në gojë “çfarëdo që gjejnë përpara”.

Përbërës helmues

Acidi oksalik

Asparagina (një proteinë që gjendet në këtë bimë)

Simptomat e helmimit nga Difenbachia

Djegie në gojë ose në fyt

Dëmtimi i kornesë së syrit

Diarre

Dhimbje në sy

-Një zë i ngjirur

 Të përziera ose të vjella

Ënjtje dhe flluska në gojë ose gjuhë

Fryrje dhe ënjtje në gojë që mund të jenë mjaft të rënda për të penguar të folurit normal, thithjen dhe gëlltitjen.

(Kosova Sot Online)