Disa faktorë që ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve!

  • G.G /
  • 31 May 2022 - 10:58
Disa faktorë që ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve!

Shumë njerëz kanë rrathë të zinj poshtë syve dhe përpiqen medoemos që t’i mbulojnë. Mirëpo, janë disa shkaqe apo faktorë që çojnë deri në krijimin e rrathëve të zinj. Më poshtë, do të gjeni disa nga faktorët më kryesore.

Së pari, plakja!

Me kalimin e viteve, lëkura humbet kolagjenin dhe për këtë arsye, shfaqen rrathët e zinj poshtë syve.

Nuk jeni hidratuar mjaftueshëm!

Duhet me patjetër që të konsumoni shumë ujë në përditshmërinë tuaj. Dehidratimi ndikon shumë edhe në lëkurën tuaj.

Por shkak mund të bëhen edhe pijet të tjera si alkooli apo kafeina.

A po flini mjaftueshëm gjumë?

Nëse bëni shumë pak orë gjumë, atëherë jeni të predispozuar të keni rrathë të zinj poshtë syve tuaj.

Alergjitë e ndryshme!

Shumë njerëzve u kruhen sytë sidomos kur stinët ndryshojnë. Pikërisht, alergjia mund të ndikojë në krijimin e rrathëve të zinj.

Vuani nga ndonjë problem shëndetësor!

Anemia, ushqimi i dobët, mungesa e vitaminave, hipotiroidizmi janë disa nga problemet shëndetësore që çojnë deri në krijimin e rrathëve të syve. Kështu që bëni kontrolle të shpeshta mjekësore për të gjetur edhe arsyen se përse ju krijohen rrathët e zinj.

Pikave të sipërpërmendur duhet t’i kushtoni një rëndësi të madhe, nëse nuk doni që të keni më rrathë të zinj!

(Kosova Sot Online)