Ky trend e bën syrin tuaj të duket më i madh, çfarë është ngritja e qerpikëve me metodën LVL?

  • G.G /
  • 03 June 2022 - 10:01
Ky trend e bën syrin tuaj të duket më i madh, çfarë është ngritja e qerpikëve me metodën LVL?

TikTok-u është aplikacioni më në zë i momentit përsa i përket trendeve të bukurisë. Nga veshjet e ndryshme e deri te këshillat e bukurisë, kjo platformë e mediave sociale është vendi i duhur për tu informuar mbi të rejat e fundit.

Kur Selena Gomez ndau trikun ngritjes së qerpikëve në aplikacion, ajo ndezi një trend për #lowerlashtips i cili është parë mbi 12.8 mijë herë dhe videot e etiketuara me #bottomlashes 34.4 milionë herë.

Edhe pse të gjithë i duam rimelët, disa njerëz duket se po favorizojnë ngritjen e qerpikëve. Por cilat janë përfitimet e ngritjes së qerpikëve?

Çfarë është ngritja e qerpikëve me metodën LVL?

LVL konsiston nër një proces trajtimi me 4 hapa për të përcaktuar dhe krijuar iluzionin e qerpikëve më të gjatë. Aplikohet Bonding Gel dhe Lifting Balm, pasuar nga një nuancë qerpikësh për të errësuar qerpikët dhe për të shtuar volum dhe thellësi. Së fundi, serumi hidratues ushqen qerpikët dhe i lehtëson ato nga mburoja.

LVL ndihmon për të balancuar qerpikët e sipërm më të plotë duke i bërë sytë të duken më të mëdhenj. Ky trajtim është një zgjidhje ideale për njerëzit me qerpikë natyralë të kryqëzuar ose që janë shumë afër syve, duke rezultuar në përhapjen e rimelit.

Një ngritje LVL do të korrigjojë qerpikët e kryqëzuar, do t’i hapë ata dhe do t’i ngrejë me një kthesë delikate larg nga kapaku i syve.

Sa zgjat ngritja e qerpikëve?

Me kujdesin e duhur, ngritja e qerpikëve mund të zgjasë deri në 8 javë dhe të vijë duke u zbehur me ciklin tuaj natyral të qerpikëve. Është thelbësore të përdorni produkte të përshtatshme pastrimi dhe kondicionimi për të mbrojtur qerpikët tuaj dhe për të ndihmuar që ngritja e qerpikëve tuaj të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Kujdesi i mëtejshëm për çdo lloj ngritjeje të qerpikëve është jetik. Përdorimi i produkteve të tilla si pastrues me shkumë dhe serum për qerpikëtdo t’ju ndihmojë t’i mbani ata të pastër, të hidratuar dhe të shëndetshëm, duke përfituar sa më shumë nga trajtimi juaj.

(Kosova Sot Online)