Partnerët më kontrollues! Mos u lidhni me këto 4 shenja të horoskopit, do ju nxijnë jetën

  • G.G /
  • 25 June 2022 - 10:01
Partnerët më kontrollues! Mos u lidhni me këto 4 shenja të horoskopit, do ju nxijnë jetën

Nëse partneri juaj vazhdimisht ju bën të ndiheni të frikësuar, të pasigurt ose fajtor, mund të jeni në një marrëdhënie kontrolluese. Një individ kontrollues nuk është gjithmonë haptazi kërcënues ose agresiv. Ata mund të jenë emocionalisht manipulues dhe të veprojnë në mënyrë të pasigurt ndonjëherë. Megjithatë, nëse jeni duke u korrigjuar vazhdimisht, nëse shoku, partneri apo edhe shefi juaj vë në dyshim çdo vendim që merrni dhe dikton çdo veprim që bëni, mund të keni të bëni me një person të veçantë.

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që gjithmonë tentojnë të kontrollojnë një marrëdhënie.

Demi

Motoja e Demit është ” Ajo që është e imja është e imja”. Ata shpesh veprojnë sikur i zotërojnë partnerët e tyre në marrëdhënie dhe sillen si shefa, posesiv dhe kontrollues. Demi preferon gjërat që janë të bukura dhe luksoze dhe shpesh hezitojnë t’ua japin hua të tjerëve. Pra, kur bëhet fjalë për partnerin/en, ata mund të jenë jashtëzakonisht territorialë.

Gaforrja

Gaforret janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj emocioneve të tyre. Ata i adhurojnë njerëzit me të cilët kanë marrëdhënie dhe i vlerësojnë  lidhjet. Si rezultat, ata mund të bëhen pak kontrollues. Motivet e tyre mund të jenë të mira, por ndonjëherë ata do të kapen aq fort sa njerëzit në jetën e tyre do duhet të luftojnë për të marrë frymë.

Luani

Luanët janë shenjat më kontrolluese nga të gjitha shenjat e zodiakut thjesht sepse besojnë tek shprehja “O del e imja o ska”. Ata vlerësojnë njerëzit dhe gjërat e bukura dhe dëshirojnë të admirohen për zotërimin e tyre. Luani është gjithmonë i etur për t’u mburrur, dhe arrijnë ta bëjnë posesivitetin të duket si gjëja më normale në botë. Ata shpesh ju korrigjojnë në gjithçka, madje edhe në detajet më të vogla.

Akrepi

Akrepëve u pëlqen gjithmonë të kontrollojnë dhe nuk u pëlqen të kontrollohen nga të tjerët. Për shkak se këto shenja të ndjeshme të ujit kanë frikë se mos lëndohen, pasi lejojnë dikë të hyjë në jetën e tyre, mund të jenë shumë posesive dhe shpesh kontrollues.

Çdo marrëdhënie e shëndetshme ka nevojë për hapësirë herë pas here. Në shumë raste, sjellja kontrolluese mund të jetë rezultat i një traume të kaluar gjatë fëmijërisë. Të kuptuarit dhe komunikimi me partnerin tuaj mund t’ju ndihmojë të shmangni një marrëdhënie toksike dhe t’ju ndihmojë të mësoni si të rriteni.

(Kosova Sot Online)