Gjoksi më i madh në pesë sekonda, ju duhet vetëm një lidhëse këpucësh

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 08:59
Gjoksi më i madh në pesë sekonda, ju duhet vetëm një lidhëse këpucësh

Një përdoruese e TikTok-ut tregoi një truk se si dekolteja juaj do të jetë e parezistueshme.

Gjoksi i madh është në trend, po kështu edhe shumë vajza që do të donin një gjoks më të bujshëm.

Korrigjimet estetike nuk kanë mundësi tʹi bëjnë të gjitha, disa kanë frikë të kalojnë “nën bisturi”, por një lajmi i mirë është se ka një truk me të cilën gjoksi juaj do të rritet në çast.

Një përdoruese e Tiktok-ut tregoi se si zmadhon vizualisht gjoksin e saj me ndihmën e një lidhëse këpucësh, transmeton Telegrafi.

“Nuk keni sytjena? Nuk ka problem”, thotë ajo, dhe më pas e tërheq lidhësen e këpucëve nën të dy rripat e sytjenave, nga ana e përparme, dhe i lidh në mes.

Pas kësaj i zhvendos lidhëset mbi kokë në mënyrë që të jenë në shpinë dhe më pas skajet e lidhëseve i fut nën fanellë që të mos duken.

Rezultati i këtij truku është vërtet i dukshëm – gjoksi duket më i plotë dhe më i rrumbullakosur. Videoja e saj ka tërhequr shumë vëmendje dhe miliona shikime.

(Kosova Sot Online)