Ndryshime, sfida dhe zhvillime të papritura, ç’do t’ju ndodhë gjatë sezonit të ri astrologjik

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 20:02
Ndryshime, sfida dhe zhvillime të papritura, ç’do t’ju ndodhë gjatë sezonit të ri astrologjik

Ka nisur sezoni i Virgjëreshës. Por si do ndikojë sezoni i kësaj shenje tek të gjitha shenjat deri në fund të shtatorit? Si një shenjë praktike e tokës, Virgjëresha është e lidhur me botën fizike, duke përfshirë trupin, natyrën dhe pasurinë. Ky është një moment i shkëlqyeshëm për t’i dhënë përparësi shëndetit, duke ristrukturuar rutinën tuaj dhe duke rishikuar financat tuaja. Në të njëjtën kohë Urani, fillon periudhën e tij retrogradë në Dem dhe ky tranzit do ju shtyjë të përqendroheni në marrëdhënien tuaj me paratë dhe të hiqni dorë nga zakonet financiare që nuk funksionojnë më. Sezoni i Virgjëreshës është koha për t’u përkulur dhe për t’u organizuar ndërsa largohemi nga energjia e fuqishme dhe dinamike e sezonit të Luanit. Sezoni i Virgjëreshës është i mbushur me tranzite intensive, duke përfshirë dhe Mërkurin retrogradë të shtatorit. Duke filluar nga 9 shtatori, Mërkuri retrogradë do nxit kaos në partneritete, duke prishur planet e udhëtimit dhe duke shkaktuar keqfunksionime teknologjike. Mërkuri gjithashtu ndodh të jetë planeti sundues i Virgjëreshës, duke shkaktuar tronditje dhe keqkuptime edhe më intensive. Ky Mërkur retrogradë do t’ju tregojë se ku duhet të rivendoset ekuilibri në jetën tuaj, por ai ekuilibër mund të mos fillojë të vendoset deri pas 3 tetorit kur Mërkuri të shkojë drejtpërdrejt. Në vazhdim ju tregojmë sesi do të ndikojë ky sezon në secilën prej shenjave.

Dashi – Ky sezon ka të bëjë vetëm me vetëdisiplinën. Fokusi juaj do zhvendoset në realizimin e projekteve të mëdha që keni ëndërruar. Mund të ketë një ndryshim në karrierën tuaj, por kujdes çfarë nënshkruani, lexoni çdo gjë me kujdes. Këtë sezon do mësoni të hiqni dorë nga rutina e zakonshme dhe të bëheni të shpejtë. Kur jeta e përditshme është shumë e vështirë për t’u kontrolluar, do i jepni përparësi praktikave shpirtërore.

Demi – Ky sezon është një kohë çliruese për ju, por kjo vjen edhe me ndryshime. Shenja e tokës Virgjëresha është muza juaj krijuese, ndaj mos kini frikë të provoni forma të reja arti. Do mësoni se si të ndryshoni formën dhe të shndërroni energjinë kur gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar. Do kaloni një rilindje personale dhe krijuese gjatë sezonit të Virgjëreshës. Do keni shumë energji që vjen nga brenda dhe do çliroheni nga vetë-konceptet e vjetra dhe besimet kufizuese.

Binjakët – Muaji i fundit ka qenë një kohë jashtëzakonisht shoqërore për ju dhe tani sezoni i Virgjëreshës do ju jap një shans për të rimbushur bateritë. Kjo do jetë një kohë që do ja kushtoni vetes, kështu që duhet t’i merrni gjërat ngadalë dhe të jeni të qetë mendërisht. Sezoni i Virgjëreshës do rrisë kreativitetin dhe vitalitetin tuaj, kështu që do të keni më shumë motivim për t’u organizuar dhe për t’u kushtuar vëmendje kërkesave në jetën personale dhe profesionale.

Gaforrja – Ky sezon do ju jap largpamësinë intelektuale për të lexuar midis rreshtave dhe për të fituar qartësi për çështjet që mund t’i keni harruar më parë. Retrograda e Uranit mund të sjellë ndryshime në miqësitë tuaja dhe ka të ngjarë që të merrni një rol tjetër. Është një kohë e shkëlqyer që të kuptoni më mirë fuqinë e mendjes tuaj. Do jepni këshilla, do gjeni zgjidhje dhe do qëndroni të fokusuar për t’i parë gjërat siç janë. Është koha për të parë të ardhmen dhe kjo gjë do ju bëjë të ndiheni të freskët pasi keni një tendencë për të jetuar në të kaluarën.

Luani – Ky sezon do ju jap kohën që ju nevojitet për të rinovuar veten dhe për të organizuar prioritetet tuaja. Mund të shihni ndryshime të mëdha në punë ose mund të gjeni një rrjedhë të re të ardhurash. Do rregulloni buxhetin, do siguroheni që faturat të paguhen në kohë dhe do të fitoni më shumë vetëbesim. Nëse puna nuk ju siguron burimet e nevojshme për të jetuar jetën që doni, mund të keni nevojë të bëni disa lëvizje kreative në vendin e punës, të cilat mund të rezultojnë në një ndryshim karriere apo edhe një rritje apo promovim.

Virgjëresha – Sezoni juaj është veçanërisht transformues për ju. Është koha të zgjeroni botën tuaj të brendshme. Mund të ndryshoni disa nga zakonet ose besimet tuaja, të cilave ju i përmbaheni. Mundohuni të mos keni shumë pritshmëri dhe shkoni me rrjedhën. Do mundoheni të jeni më fleksibël në të gjitha fushat e jetës. Gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë sipas planit dhe ky është një mësim i rëndësishëm që do ta mësoni. Marrëdhëniet do të jenë gjithashtu një temë kryesore dhe shumë do të ndahen me partnerin e tyre ose do të lidhen me dikë të ri.

Peshorja – Mund të ndiheni të rraskapitur nga të gjitha gjërat që keni bërë muajin e kaluar. Ky sezon do ju kujtojë të kaloni pak kohë vetëm dhe të përqendroheni në rritjen tuaj shpirtërore. Urani retrogradë do rinovojë plotësisht botën tuaj. Do mendoni për disa ndryshime serioze të jetës, me perspektiva të reja, sepse mënyra e vjetër e shikimit të gjërave nuk funksionon më. Fitoren do e merrni së shpejti kur të nisë sezoni i Peshoreve.

Akrepi – Jeta juaj sociale do gumëzhijë këtë sezon. Mund të ndjeni një ndjenjë stabiliteti dhe mbështetje më shumë se kurrë më parë. Mund të përjetoni ndryshime intensive në marrëdhënien tuaj romantike falë Uranit retrogradë, ndaj mos kini frikë të mbështeteni te miqtë tuaj për t’ju ndihmuar të kapërceni disa nga ato pengesa. Do shijoni një kohë mjaft shoqërore këtë muaj, të rrethuar nga njerëz që ju duan. Do kaloni gjithashtu disa zhvillime të papritura në marrëdhënie, por shmangni të qenit shumë impulsivë kur bëhet fjalë për takime dhe romancë.

Shigjetari – Ky sezon ka të bëjë me rregullimin e dollapit tuaj, organizimin e dosjeve tuaja të punës dhe përballjen me botën. Etja juaj për eksplorim dhe përparim shpirtëror mund të vihet në provë, pasi do ta shihni më të përshtatshme të përqendroheni në çështje materiale, si financat, shëndeti dhe karriera juaj. Drejtimi i jetës është tema për ju këtë muaj. Mund t’ju lindin pyetje të mëdha në lidhje me rrugën tuaj të karrierës, ose thjesht do mendoni mënyra më të qëndrueshme dhe më afatgjata sesa jeni mësuar.

Bricjapi – Ju jeni në epokën tuaj të personazhit kryesor tani, Bricjap. Këtë sezon mund të ndjeni një nevojë të fortë për të kërkuar më shumë. Është një kohë e shkëlqyer për të aktivizuar anën tuaj artistike duke eksploruar mundësi të reja krijuese. Do ndiheni sikur po fluturoni nëpër botë gjatë këtij sezoni. Mund të udhëtoni vërtet ose horizontet mendore dhe shpirtërore tuaja do ndihen sikur po zgjerohen më shumë. Do keni dëshirë për të përjetuar më shumë nga ajo që jeta ka për të ofruar tani.

Ujori – Ndryshime të mëdha po ndodhin këtë sezon, ndaj përgatituni për disa turbulenca. Do hiqni dorë nga gjërat që nuk ju shërbejnë më dhe do fusni praktika të reja në rutinën tuaj të përditshme. Prisni që çështjet e dashurisë dhe intimitetit të kenë ulje dhe ngritje. Do të jetë e rëndësishme që të paguani në kohë borxhet/faturat, të përdorni burimet tuaja në maksimum dhe të mos humbisni besimin nëse gjërat nuk po funksionojnë në favor të tyre tani.

Peshqit – Ky sezon do jetë i orientuar drejt marrëdhënieve për ju. Do ndryshoni këndvështrimin tuaj për marrëdhëniet. Do ndërgjegjësoheni për rolin që luani në marrëdhënie. Nëse përqafoni me përulësi mënyra të reja për ta parë botën, mund të përjetojnë evolucione të mëdha në identitet këtë sezon.

Huazuar nga revistawho.com.

(Kosova Sot Online)