Komode dhe me stil! Çfarë të vishni në një ditë me shi frymëzuar nga Rita Ora

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 22:38
Komode dhe me stil! Çfarë të vishni në një ditë me shi frymëzuar nga Rita Ora

Ditët me shi mund të jenë një makth i vërtetë për të gjitha vajzat që janë mësuar të duken dhe jenë në çdo orë të ditës fashion. Moda e do diellin, por shkëlqimi në look nuk varet vetëm nga rrezet e tij. Shiu, ndonëse nuk është aleat i flokëve, i veshjes apo make up-it, gjithsesi nuk mund ta prishë ditën nëse mund të shmangësh problemet që të sjell.

Teksa jemi në fund të verës ditët me shi kanë nisur në vendin tonë dhe një vjeshtë e gjatë na pret para. Andaj nëse po kërkoni një ide se çfarë të vishni në një ditë me shi: Ja ku e keni Rita Orën. Moti i zymtë i Londrës nuk e mbylli artisten në shtëpi. Përkundrazi me një çadër ajo u shfaq rrugëve të kryeqytetit anglez super IN.

31-vjeçarja dukej shumë elegante pasi kishte zgjedhur një look tërësisht të zi. Rita veshi një fustan të zi të shkurtër dhe të ngushtë që i theksonte format perfekte.

Ajo e kombinoi veshjen me geta të zeza të tejdukshme, syze dielli, një palë çizme deri në gju teksa mbante një çantë dore “Chanel”. Ah po… edhe një çadër.

Thjesht, bukur, elegante edhe në ditët me shi.

(Kosova Sot Online)