Jennifer Lopez nuk pranon të punojë me njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi!

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 14:46
Jennifer Lopez nuk pranon të punojë me njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi!

J.Lo mesa duket bazohet shumë tek yjet! Këngëtarja nuk pranon të punojë me njerëzit që janë shenja e Virgjëreshës. Këtë e ka zbuluar kërcimtarja Heather Morris, e cila në një podcast së fundmi ka treguar se në një nga audicionet për turnetë e Jenniferit, ajo i tha një grupi kërcimtarësh: “Faleminderit shumë, keni punuar kaq shumë. Të ngrejë dorën, kush është shenja e Virgjëreshës, a mund të ngrini dorën?”. Dhe më pas, sipas Morris, Lopez i pëshpëriti ndihmësit të saj dhe kërcimtarët që ngritën dorën u dërguan në shtëpi.

Kujtojmë që Jennifer Lopez vetë është shenja e Luanit.

(Kosova Sot Online)