Nga pasqyra te macja e zezë: 9 besëtytnitë që shqiptarët i kanë tepër frikë dhe përsëri i besojnë

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 08:35
Nga pasqyra te macja e zezë: 9 besëtytnitë që shqiptarët i kanë tepër frikë dhe përsëri i besojnë

Ne njerëzit jemi shumë supersticiozë, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë.

Shumë besëtytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra.

Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se besëtytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.

Ka edhe nga ato besëtytni që njerëzit edhe i besojnë por edhe i kanë frikë.

Por a e dini se cilat janë besëtytnitë më të përhapura në vend?

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e zezë’

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Pasqyra e thyer

Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqenia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

Fjala “shëndet” pas çdo here që teshtijmë

Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.

Çadra e hapur brenda

Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.

Lulja e tërfilit

Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopshtin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.

(Kosova Sot Online)