Maska ideale për flokë

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 15:10
Maska ideale për flokë

Fuqia zbutëse e avokados bashkohet me mjaltin dhe vajin e ullirit për ta krijuar një maskë flokësh që transformon flokët tuaj të brishtë e të thatë në flokë të butë e me shkëlqim.

E, për t'ju ndihmuar në procesin e transformimit të flokëve tuaj më poshtë ua kemi sjellë recetën për këtë maskë çudibërëse.

 

NJË AVOKADO E PJEKUR;

1-2 lugë gjelle mjaltë; 3-5 lugë gjelle vaj ulliri. Shtypeni mirë avokadon dhe përzieni me mjaltë dhe vaj ulliri. Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të njëtrajtësohen dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  nga rrënjët deri tek maja e tyre. Lëreni maskën që ta kryej punën e vetë për 30 deri në 60 minuta, para se t'i pastroni flokët mirë.

(Kosova Sot Online)