Aq e thjeshtë por e pazëvendësueshme!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 14:26
Aq e thjeshtë por e pazëvendësueshme!

1. Zgjat qëndrueshmërinë e buzëkuqit - të gjithë artistët e grimit këshillojnë përdorimin e këtij triku. Vendoseni buzëkuqin në buzë, e më pas vendoseni një shtresë të hollë të shamisë së letrës, duke e vendosur mbi letrën e hollë pudrën.

2. Largojeni irritimin - "Baby puder" është aleat ideal kundër fërkimit, që mund të çojë deri te skuqja e lëkurës. Mund ta vendosni midis këmbëve, nën sqetulla dhe në të gjitha vendet e tjera të nevojshme.

 

3. Për larje të thatë - Kur flokët tuaja të duken tepër të yndyrshme, e nuk keni kohë për t'i larë, atëherë lirisht qitni pak pudër mbi to, për ta larguar sasinë e tepërt të yndyrës.

4. Rriteni vëllimin e vetullave - Pasi që t'i vizatoni dhe mbushni vetullat, qitni pak pudër mbi to, për ta rritur vëllimin. 5. Për largimin e rërës - Nëse në plazh keni problem me rërën e imtë, qitni pak pudër në vendin e prekur dhe fshiheni me peshqir.

(Kosova Sot Online)