Përse femrat shpesh rrotullojnë sytë, kurse meshkujt kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë?

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 09:25
Përse femrat shpesh rrotullojnë sytë, kurse meshkujt kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë?

Shkenca ka një shpjegim pse femrat e bëjnë këtë

Kur bëhet fjalë për rrotullimin të syve, shkenca ka një shpjegim se pse femrat e bëjnë këtë: femrat filluan të përdorin këtë veprim të syve si një mjet evolucionar për të dominuar femrat e tjera.

Pra, rrotullimi i syve ishte një “mekanizëm mbrojtës” me qëllim që femrat të trembnin njerëzit tepër këmbëngulës.

Në Universitetin “Tracy Vaillancourt” u botua një punim ku shpjegohet se mbijetesa e femrës lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën e pasardhësve të saj, transmeton Telegrafi.

Si “specie”, femrat shpesh shmangin taktikat që përfshijnë agresion të drejtpërdrejtë, sepse në një takim fizik ato mund të lëndohen apo edhe të vriten, gjë që do të rrezikonte pasardhësit e tyre.

Në vend të kësaj, femrat preferojnë të përdorin “agresion indirekt”, domethënë kritikojnë pamjen e dikujt, përhapin thashetheme dhe, natyrisht, kapsallisin sytë.

(Kosova Sot Online)