Çfarë tregon për personalitetin tuaj raporti i keq me paranë?

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 15:07
Çfarë tregon për personalitetin tuaj raporti i keq me paranë?

Disa persona kanë shumë problem në menaxhimin e parave.

Shumë persona harxhojnë shumë para dhe nuk i kanë fare mirë raportet me të. Por ky nuk është vetëm një problem i thjeshtë, por problemet me para nuk reflektojnë vetëm situatën financiare, por tregojnë edhe diçka për personalitetin e personit.

Marrëdhënia me paranë mund të tregojë shumë për personalitetin e njeriut, e kjo është arsyeja:

Mund të ua kujtojë të kaluarën

Disa familje nuk janë në gjendje që t’i blejnë të gjitha gjërat që fëmijët duan. Ndoshta kur keni qenë fëmijë e keni parë një fustan të bukur, por që prindërit nuk kanë pasur mundësi ta blejnë. Këto situata mund të lënë shenja emocionale dhe të ju bëjnë të ndiheni të pasigurt e kjo pasiguri në fëmijëri, mund të ndikojnë edhe në vitet e pjekurisë. Pra, kur rriteni dhe jeni financiarisht stabil ju mund të filloni të blini gjëra që në fakt nuk ju nevojiten!

Mund të jetë pasqyrim i frikës

Të gjithë mendojnë se si do të ishte jeta pa para dhe paramendimi i kësaj situate të frikëson. Ndoshta frikësoheni për shëndetin duke imagjinuar se si nëse i humbisni paratë ju nuk do të jeni në gjendje të paguani tretmanin që ju nevojitet. Paratë shpërfaqin atë që vlerësoni dhe atë që keni frikë të humbisni.

(Kosova Sot Online)