A e dini se është përhapur një trend i ri për grimin?

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 14:44
A e dini se është përhapur një trend i ri për grimin?

Këtë vit, është përhapur një trend i ri për grimin. Nga nuancat e arta dhe kafe në lëkurën tonë, diçka më e freskët dhe e lehtë vjen për vajzat. Quhet “strawberry make-up” dhe i përshtatet më së miri nuancave të luleshtrydhes.

Hailey Bieber ishte ajo që e shpiku këtë term në fakt, duke sugjeruar që gjatë verës fytyra të jetë me shkëlqim dhe detaje rozë vetëm në faqe dhe buzë. Produkti kryesor që duhet të ketë një person për të arritur këtë efekt është një krem hidratues dhe një nuancë e zbehtë si “blush”.

 

 

Bieber ka shpërndarë një video në TikTok në të cilën tregon se si të arrihet lehtësisht ky grim, i cili nxjerr i përshtatet të gjitha rasteve. Fillimisht ajo fërkon vetullat lart, pasi aplikon në fytyrë serume që i japin një shkëlqim delikat dhe më pas përzien “blushin” në formë kremi, duke e aplikuar butësisht në faqet dhe buzët e saj.

Ajo përdor edhe  një shkëlqyes buzësh të pastër. Konturimi që bën në mes i jep edhe më shumë shkëlqim fytyrës, por mund ta anashkaloni edhe atë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grimi me luleshtrydhe mund të ketë disa variacione, pasi mund të aplikoni një eyeliner në një ngjyrë delikate pastel në sy. Megjithatë, është padyshim një trend që nëse e provoni një herë, do të dëshironi të eksperimentoni me të.

(Kosova Sot Online)