Ja balsami natyral për trajtimin e flokëve

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 09:48
Ja balsami natyral për trajtimin e flokëve

Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e flokëve tuaj, duke u brengosur për zbokthin që ka filluar të shfaqet dhe qimet e panumërta të flokëve që ju mbesin në dush, atëherë ka ardhur koha që ta provoni balsamin e krijuar nga vezët dhe mjalti, të cilin mund ta krijoni shumë lehtë në shtëpinë tuaj

PËRBËRËSIT:

2 vezë 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle mjaltë. Rreth përbërësve:

1. VEZËT:

Vezët janë të njohura për një numër të madh përbërësish, të cilët kanë rëndësi të madhe për shëndetin tuaj në përgjithësi dhe të flokëve në veçanti. Të bardhtë e vezës është i pasur me proteina, ndërsa në të kuqtë e vezës gjenden vitamina A, B, D dhe E. Të gjithë këta përbërës janë shumë të rëndësishëm për forcimin dhe shkëlqimin e flokëve.

 

2. MJALTI:

Mjalti është një tjetër përbërës i nevojshëm për këtë recetë. Për shkak të vetive antibakteriale, mjalti është ilaç për lëkurën e ndjeshme të kokës, duke zvogëluar në maksimum kruajtjet e lëkurës së kokës.

3. VAJI I ULLIRIT:

Vaji i ullirit është i mbushur me vitaminë E dhe njihet për pastrimin e lëkurës së kokës përmes zbutjes së saj prej brenda. Sikurse mjalti, edhe vaji i ullirit është i rëndësishëm për femrat me lëkurë të ndjeshme të kokës.

INSTRUKSIONE:

Hapi i parë: Përzieni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe nxeheni masën e fituar në mikrovalë për rreth 30 sekonda. Hapi i dytë: Pastaj, përzierjes së nxehur ia shtoni vezët dhe i përzieni për një kohë, derisa të krijohet një masë homogjene. Ndajini flokët në dy seksione të ndara dhe me përzierjen e fituar trajtoni ngadalë lëkurën e kokës. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta, siç do të kishit bërë me një maskë flokësh, dhe më pas pastrojini flokët me kujdes. 

(Kosova Sot Online)