Ja renditja e shenjave të Zodiakut nga më besnikët te ato më pak

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 15:09
Ja renditja e shenjave të Zodiakut nga më besnikët te ato më pak

Besnikëria është një nga virtytet më të rëndësishme që të gjithë kërkojmë, sidomos kur vjen puna tek lidhjet romantike.

Mendjen nuk ia lexojmë dot askujt, por Astrologjia na ka sjellë në ndihmë një renditje, e cila do iu ndihmojë të dalloni nëse keni të bëni me një tradhtar/e ose jo.

Gaforrja

Mund të rrini të qetë sepse një gaforre nuk do t’ju tradhtojë në asnjë mënyrë. Padyshim, shenja më besnike e Zodiakut.

Zakonisht e ka të vështirë të gjejë shpirtin binjak, por sapo një Gaforre bie në dashuri me të vërtetë, përkushtohet dhe nuk tradhton.

Akrepi

Akrepi dihet se është një nga shenjat më xheloze dhe posesive të zodiakut. Sidoqoftë, është gjithashtu një nga njerëzit më besnikë që do të takoni. Dhe kjo nuk lidhet vetëm për marrëdhëniet në çift.

Akrepët janë miq besnikë dhe punonjës të tillë gjithashtu.

Demi

Demi dallohet për vendosmërinë dhe kokëfortësinë e tij. Nuk heqin dorë lehtë dhe kjo i bën ata një shenjë besnike. Nëse Demi do ta linte partnerin në vështirësi, kjo do konsiderohej nga ata si një humbje e tyre.

Virgjëresha

Duke qenë një shenjë toke, Virgjëresha pëlqen të mbajë gjithçka në rregull. Nuk i pëlqen të bëjë lojëra dhe zakonisht është e qëndrueshme dhe besnike.

Kur një Virgjëreshë bën një betim dhe premton të qëndrojë me ju në kohë të vështira, jini të sigurt se nuk do të largohet kurrë nga ju.

Luani

Kjo është shenja që nuk mund ta durojë dikë që e fyen ose e nënçmon, në asnjë mënyrë. Ata kanë një personalitet të ashpër dhe janë krejtësisht të aftë të mbrojnë veten dhe të tjerët.

 

 

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata kënaqen duke e ulur partnerin e tyre vetëm që të ndihen superior. Luani është besnik vetëm ndaj atyre që kanë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Binjakët

Përkundër besimit dhe pavarësisht se janë shenjë uji, Binjakët janë në fakt një shenjë mjaft besnike, dhe i duan lidhjet afatgjata. Binjakëve u pëlqen të luajnë, gjë që zakonisht i bën njerëzit të mendojnë se ata kurrë nuk mund të përfshihen në një lidhje serioze.

Peshorja

Epo, gjërat nuk janë aq të thjeshta kur bëhet fjalë për këtë shenjë të zodiakut. Ajo që i pengon Peshoret të jenë 100% besnike ndaj partnerit të tyre është natyra e pavendosur, e cila shpesh i bën ata të veprojnë në mënyrë të paqëndrueshme në një marrëdhënie.

Bricjapi

Bricjapët kanë zakon të mbajnë për vete të gjithë ngarkesën emocionale nga marrëdhëniet e mëparshme. E gjithë trauma që ata kanë kaluar në të shkuarën, dobëson aftësinë e tyre për t’u lidhur me njerëz të rinj.

Gabimi më i madh është fakti që ata mendojnë se të gjithë do t’i lëndojnë njësoj si ish-at e tyre, gjë që nuk i lejon të jenë plotësisht besnikë ndaj partnerit.

Dashi

Dashi është një shenjë që ndjek gjithmonë ndjenjat, pa marrë parasysh se çfarë do të vijojë. Mos u keqkuptoni, kjo nuk do të thotë që Dashi nuk është aspak i aftë të jetë besnik.

Thjesht, personat e kësaj shenje nuk do kenë problem të largohen nga lidhja e tyre afatgjatë, nëse ndodh që ata të bien në dashuri me dikë tjetër. Kjo, në një farë mënyre, i pengon ata të dallohen si shenja më besnike e zodiakut.

Shigjetari

Ata janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe nuk mund të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë. Kështu, Shigjetari nuk është një shenjë shumë besnike, pasi shpirti i lirë i drejton ata.

Peshqit

Peshqit, shpesh janë aq të zhytur në botën e tyre imagjinare. Sapo të ndiejnë se kanë marrë shumë nga një lidhje dhe e kanë konsumuar atë, do të largohen pa bërë shumë zë.

Ujori

Kur bëhet fjalë për shenjën më pak besnike në zodiak, Ujori është i pari! Kjo është shenja, e cila ka frikë të tregojë fytyrën e vërtetë dhe dobësitë.

(Kosova Sot Online)