Hani i Pazarit, një gur i çmuar trashëgimisë

  • 17 December 2018 - 16:19
Hani i Pazarit, një gur i çmuar trashëgimisë

Kush e ka vizituar Korçën ka vizituar një pjesë të historisë, kulturës dhe elitës shqiptare. Edhe Mesjeta ka lënë gjurmët e saja në këtë qytet interesant.

Në qendër të qytetit ndodhet Pazari i Vjetër, me ndërtesat karakteristike të periudhës mesjetare që përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e kësaj periudhe.

Duke filluar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive, çdo element, çdo veçori plotëson në mënyrë harmonike zonën më të bukur të qytetit.

Pra, në qendër të Korçës ndodhet Pazari i Vjetër dhe në qendër të tij, menjëherë të bie në sy "Hani i Pazarit", ndërtesa 350-vjeçare, e restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhës së diktaturës.

 

(Kosova Sot)