Besiana Mehmedi shkëlqen me interpretimin e saj në koncertin e institucionit më të ri të muzikës klasike në RMV

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 12:22
Besiana Mehmedi shkëlqen me interpretimin e saj në koncertin e institucionit më të ri të muzikës klasike në RMV

Artistja e njohur Besiana Mehmedi, ka qenë pjesë e koncerti tinaugurues i institucionit më të ri të muzikës klasike në RMV- Ansambli muzikor- Tetovë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Emocion i jashtëzakonshëm! Atmosferë që falin ata që nuk vdesin kurr sikurse është kryeheroi legjendar Adem Jashari i cili mbrëmë risolli frymën e bashkimit në sallën e Tetovës të stërmbushur me spektatorë nga të gjitha viset tona", ka theksuar Mehmedi.


"Çfarë ndjesie na ke falur Sami Piraj dhe Kreshnik Aliçkaj, neve në skenë dhe gjithë publikut me këtë kryevepër! 
Mbrëmë jo vetëm që u realizua një projekt madhor i liderit Ali Ahmeti, jo vetëm që u jetësua ëndërra jonë që nisi si ide që në vitin 2020 por shkoi në vend edhe amaneti i baballarëve tanë - të ndërtojmë kalatë tona për brezat që vinë! 
Valmir Aziri përgëzimet më të sinqerta për angazhimin tënd si ish sekretar shtetëror në themelimin e kësaj Kalaje kulturore në të cilën të gjithë bashkë vumë nga një gur! Faleminderit për gjithçka që ke bërë për kulturën shqiptare në RMV! 
Adem Karaga,  Shkelzen Baftiari, Premtim Etemi faleminderit për realizimin brilant të kësaj vepre! Bashkë shënuam histori në këtë datë të rëndësishme dhe rikujtuam edhe njëherë fuqishëm se
UÇK është mburoja jonë e përjetshme", ka shkruar ajo.

 

(Kosova Sot Online)