Nxënësit e kësaj shkolle nga Kosova me përformancë në Vjenë

  • 08 May 2019 - 14:20
Nxënësit e kësaj shkolle nga Kosova me përformancë në Vjenë

Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani", në Prishtinë, do të marrin pjesë në ditën e shkollës së "Europian Middle School Vienna" (Europa Fest) - shkollë e cila është në binjakëzim me shkollën Pjetër Bogdani, ku dhe do të performojnë me tri pika muzikore: Himni Europian, këngën Baresha dhe këngën We are the World.

Kjo vizitë po mundësohet nga binjakëzimi i bërë në mes shkollës "Pjetër Bogdani", Prishtinë dhe "Europian Middle School Vienna", në Vienë. Në këtë vizitë do të marrin pjesë 10 nxënës dhe drejtoresha e shkollës Jehona Oruçi, koordinatorja e projektit mësuesja Dafina Alaj dhe ars. e ed.muzikore Besa Morina.

Gjatë vizitës nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në fjalë, do të bëjnë shkëmbimi e përvojave të ndryshme dhe vizitën e objekteve të ndryshme historiko-kulturore.

(Kosova Sot Online)