Eliza Dushku bëhet nënë, aktorja publikon foton e parë të djalit dhe zbulon emrin e tij

  • 02 August 2019 - 10:22
Eliza Dushku bëhet nënë, aktorja publikon foton e parë të djalit dhe zbulon emrin e tij

Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë, duke u bekuar me një djalë. Aktorja me origjinë shqiptare përpara pak orësh ka publikuar në ‘Instagram’ foton e parë të vogëlushit, por pa zbuluar datën e saktë të lindjes së tij. Në fotografinë e postuar shfaqet bashkëshorti i saj Peter Palandijan, i cili mban në krahë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Philip. “A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Mes gjithë urimeve të shumta, në komente bie në sy ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falenderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre. “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, ka shkruar Palandijan. Eliza e zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt të këtij viti, gati 6 muaj pas kurorëzimit me martesë të dashurisë së saj me Peter. 

Image

(Kosova Sot Online)