Dëmtohet qëllimisht piktura 20-milionëshe e Pikasos

  • 31 December 2019 - 15:08
Dëmtohet qëllimisht piktura 20-milionëshe e Pikasos

Një burrë është arrestuar në Londër pasi dyshohet se e dëmtoi qëllimisht një pikturë të artistit të famshëm, Pikaso. Ngjarja ndodhi në galerinë e artit “Tate Modern”, ndërsa piktura e dëmtuar e ka vlerën e 20 milionë funteve.

Piktura e vitit 1944, e titulluar “Busti i një gruaje”, është marrë nga vendi ku ishte e varur dhe raportohet se është shqyer pjesërisht.

Sipas zyrtarëve të galerisë, kjo pikturë është punuar në maj të vitit 1944 në Paris, gjatë muajve të fundit të pushtimit nazist.

Policia e Londrës tha se është duke e hetuar rastin dhe në lidhje me të e kanë arrestuar një person.

Në anën tjetër, galeria e ka angazhuar një ekip ekspertësh për ta vlerësuar dëmin që e ka pësuar piktura, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)