Besiana&Shkodrani të ftuar nderi në 'Flaken e Janarit', interpretojnë këngën kushtuar nënës Ajshe

  • 18 janar 2020 - 15:26
Besiana&Shkodrani të ftuar nderi në 'Flaken e Janarit', interpretojnë këngën kushtuar nënës Ajshe

Në vitin 2013 çifti i njohur i artistëve Shkodran Tolaj&Besiana Mehmedi ishin fitues të "Fest Flaka" me këngën "Për ju qanë Janari", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa me rastin e 25 vjetorit ata ishin të ftuar nderi të festivalit "Flaka e Janarit", ku përveç këngës të lartpërmendur, premierë interpretruan këngën kushtuar nënës Ajshe, nënës së atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, këngë e punuar me mjeshtëri nga maestro Shkodran Tolaj.

Image

Me këtë rast, përmes një shkrimi, profesoresha dhe këngëtarja Besiana Mehmedi, ka shkruar:

25 vite “Flaka e janarit” në Kërçovë!
Për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun... do këndoj me krenari sa të kem frymë....Sonte teksa interpretoja ndjehesha akoma më krenare edhe për faktin se babai im Qani Mehmedi mbajti me aq epitet çmimin me emrin “Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka” që u dha vetëm njëherë në gazetarinë shqiptare, para luftës në Kosovë.
Sonte interpretuam “Për ju qan janari” fituese e çmimit të parë në Kosovë dhe këngën premierë punuar nga Shkodrani për nënën Ajshe dhe të gjitha nënat shqiptare që i falën kësaj toke binjtë më të mirë,në mesin e tyre edhe protagonistin e historisë dhe politikës kombëtare z.Ali Ahmeti!


(Kosova Sot Online)