A e dini se mos hedhja e gjësendeve të vjetra është sëmundje?

  • A.P /
  • 24 February 2022 - 17:45
A e dini se mos hedhja e gjësendeve të vjetra është sëmundje?

Neorologu, Blerim Myftiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se mos hedhja e gjësendeve të vjetra është një lloj sëmundje tek të dy gjinitë.

Çrregullimi i grumbullimit të gjësendeve apo e paaftësisë së flakjes së tyre, i cili vështirë se mund të përmblidhet me një fjalë në shqip, kurse në anglisht emërtohet "hoarding disorder" është treguar se mund të jetë shkaktuar nga  çrregullimi i substancës së bardhë të trurit, zakonisht në pjesën e përparme apo frontale të tij. Substanca e bardhë e trurit shërben si rrjet në të cilën qarkullojnë qelizat nervore dhe pjesa frontale trunore ndërlidhet me funksionet njohëse (kognitive).

(Kosova Sot Online)