BE-ja tani ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar

BE-ja tani ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar
BE-ja tani ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar

Xhevat Meha

  • 20 March 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Këto ditë u njoftua se qeveria është pajtuar me BE-në për shtyrjen e zbatimit të plotë të këtij ligji për një afat si fazë tranzitore. Kjo u mirëprit nga BE-ja. Qeveria do të fillojë me zbatimin e disa masave tani. Zbatimi i plotë do të bëhet pas një periudhe tranzitore. Qasja e tanishme e qeverisë është ndryshe nga qasjet e deritanishme.

 

-Për disa vite radhazi, qeveria për shtrirjen e zbatimit të ligjit në gjithë territorin ndërmerrte masa pa pajtueshmëri me BE-në dhe SHBA-të. Është shumë e vërtetë se partnerët ndërkombëtarë, dhe atë BE-ja në veçanti, kanë mbajtur qëndrim jo të drejtë ndaj Kosovës. Në shumë raste, dhe atë në vazhdimësi për shumë vjet, kanë mbajtur anën e Serbisë.

Pavarësisht kësaj, qeveria është dashur të insistojë në argumentimin e të drejtës së Kosovës për shtrirje të zbatimit të ligjit në gjithë territorin dhe jo të veprojë njëanshëm siç ka vepruar. Veprimi i njëanshëm ka sjellë acarim të marrëdhënieve, që ka pasur pasoja jo të vogla për Kosovën. BE-ja tani, siç po shihet, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar se më parë. Serbët e Kosovës kanë status dhe të drejta të privilegjuara në Kosovë. Kjo duhet të argumentohet më bindshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".