Ansambli Nacional shqiptar shkëlqeu në Dubai

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 15:20
Ansambli Nacional shqiptar shkëlqeu në Dubai

Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj bashkë me 10 vallëtarët e përzgjedhur për pjesëmarrje në “Expo” 2020 kanë shkëlqyer gjatë qëndrimit në Dubai, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Malësorja e Lorenc Antonit dhe Artan Ibershimit dhe interpretimet e tjera u mirëpriten në Dubai - Expo 2020.

Kjo pjesëmarrje kishte rëndësi të posaçme për përfaqësimin e vlerave tona në Dubai ku shtete të ndryshme paraqesin vlerat etnike dhe më të spikatura profesionale!

Paraqitjet e ansamblit shqiptar u zhvilluan në prezencën e Kryeministrit z.Dimitar Kovačevski, Ministrit të jashtëm z.Bujar Osmani ambasadorëve dhe personaliteteve të ndryshme.


(Kosova Sot Online)