Je urdhëruar që të duash prindërit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Njeriu duhet të falenderojë dhe adhurojë Zotin,njeriu duhet ruajë Fenë dhe Edukatën Hyjnore.
Njeriu duhet te dojë prinderit sepse e ka detyrim dhe është Urdhër të ruajë moralitetin njerëzor dhe njeriu duhet të jetë i drejtë dhe i sinqertë se cfarë punon e vepron
Je i urdhëruar të duash prindërit
Prindërit, kjo flalë e ëmbël dhe e dashur
Prindi lumturohet me familjen dhe me lumturinë e fëmijve të tij
Mos i mërzisni dhe as mos i braktisni prindërit
sepse nuk kthehet dashuria ndaj tyre kur ata shkojnë
Jini prinddashës
Pa prindër nuk ka jetë, nuk do kishte komb,atdhe dhe as familje
Pa familje e prindër nuk kishte pasur të shkuar, të tashme
dhe nuk do kishim të ardhme
Nuk ka më ngrohtësi se sa dashuria e ngrohtësia prindërore
Askush nuk vuan e sakrifikon më shumë për lumturinë e fëmijve se sa prindërit.
Nuk ka dashuri më të madhe se sa dashuria për prindërit
Kurrë mos i harroni këto
Besimtari i mirë ndjen detyrim dhe kënaqësi shpirtërore kur ai u shërben me përkushtim dhe me devotshmëri prindërve të tij
Je i porositur dhe i urdhëruar që të duash prindërit e tu
(Kosova Sot Online)
