Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara
Nga Nue Oroshi
Hijezimet shpeshherë paraqiten në mes të një shtrese të hollë e cila është mbetur e zhytur në mes të një pluhuri ku bëjnë luftë dielli me hanën,e rrezët e diellit janë shumë të forta dhe ato i shkundin për toke hijezimet e hanës.Por deri sa njeriu ecë përmes rrezeve të diellit i paraqitën edhe hijezimet.Hijezimet e vendit janë përpjekja për ta mundur satanin në luftë kundër botanikës e cila duke i parë lulëzimet e luleve paraqet një botë magjike pa misticizëm.Misticizmi duket mu aty afër hijezimeve ku personalitetët shpeshherë ngatërrohen në hijen e tyre duke i kërkuar ndihmë pasqyrës se thyer.E pasqyra e thyer shpeshherë i ka mashtruar edhe sot i mashtron hijenat të cilët sillën vërdallë në mes tokës dhe qiellit.Mu në momentin ku krijohen harresat historike shpeshherë janë harruar edhe mbrojtësit e tokës, të cilët ishin kapur aq ngushtë për tokën sa që përveç ujit të krojeve të burimit dhe ushqimeve të tokës nuk shikonin asnjëherë asgjë tjetër.
E veprimet e gabuara shpeshherë paraqesin logjistikën e veprimit ku shihen qartë tik-takët e pelegrinazheve mistike.Pikërisht aty përzihet nëntoka arkeologjike me mbijetesën historike.Mbijetesa historike e njerëzimit nuk është shumë e koklavitur.Ajo shpeshherë kryqëzohet në rrugët që ecin skaj një tereni të vështirë dhe me plotë rrokaqiej të mbrapshtive.E sikur të paraqitën në një përmbledhje tingujsh poetik e bukura me të madhërishmen, e shëmtuara më të gabuarën dhe e keqja pranë të mirës aty në një rreth magjikë do të bisedonin në mes veti hijezimet me hijet.Për këtë njerëzimi e bënë jetën në dy shtresa te ndryshme.Në mbitokë dhe në nëntokë.Në mbitokë shkruhet historia ndërsa në nëntokë arkeologjia.Historisë duhet ti ndihmon palegrafia, diplomatika, sfragjistika, heraldika dhe arkivistika për të dalur në dritë e vërteta,por pa e harruar edhe rrëfimtarin apo tregimtarin të cilët me rrëfimet dhe kronikat e tyre nuk i lënë hijezime kohës kur jetojnë por japin dëshmitë e tyre pa i kryqëzuar mendimet në mes të hijezimeve qofshin ato hijezime që paraqesin lëvizjet e tokës në mbitokë qofshin hijezimet tregimtare për ti dhanë dritë, dritës se diellit.Kurse në mbrendësinë e nëntokës arkeologjia na tregon me mijëra vjet lashtësinë tonë shqiptare.Sikur të kapeshim me kohë me tokën, sikur me kohë ta nderonim pa ndonjë interes të veçantë nanëlokën, ecjakët në mes diellit dhe hanës moti do ti kishim të ndara.
E sot kur nuk e kërkojmë ndihmën e arkeologjisë për të na i sqaruar periudhat historike sikur në një trekëndesh magjik më rrinë para Ilria, Arbëria dhe Shqiptaria.Të tria bashkë na thërrasin se mjaftë është mjaftë.Nuk mundet me ecë shqiptaria përpara duke u kapur për mbeturinat që na pushtuan dhe duke ju larguar rrezeve të diellit.Kjo paraqët harresën e harruar.Ky veprim ecë rrugës së gabuar se shumë afër shihën hijezimet që paraqesin një mbulesë të madhe dhe të fortë të halucionacioneve që i ka kapluar një pjesë të shoqerisë tonë.Kaplimi nga halucinacionët dërgon deri në një devijim e devijimi na sjellë delikuencën në shoqërinë tonë.Delikuenca duke ecur shkallë -shkallë na ka sjellur në një gjendje ku ende nuk jemi në gjendje që ta ndajmë shapin nga sheqeri.Ende nuk jemi në gjendje të dallojmë se çka është veprim atdhetar e çka është veprim xuxar.Xuxarët apo tregtarët e flamujve sot i sheh kudo.Por e keqja është se këta e qojnë kokën lartë sikurse gomari i Garidonit që e kanë tërhequr njësoj dy stogjet e sanës dhe nga mosmarrja e vendimit se në cilin stog të sanës me ngranë ai ka ngordhur.Për dallim nga gomari i Garidonit në shoqërinë tonë shpeshherë nuk vdesin nga uria por paralelë lakmojnë të hanë në dy stogjet e sanës.E në momentin që mbesin në asnjëren anë iu këndohet kënga: ”Hajt Hasan qysh t´zuni puna, as të hana asë te huna në mes ujit nder dy cunga. ” E cungat në rrugë gjithmonë kanë qenë pengesa.Kanë qenë pëngesa për faktin se sa herë janë ulur luftëtarët e lirisë me i heq cungat nga rruga shumë herë janë mbetur në prita nga besëprerit.Besa dhe besëprerja janë dy gjana të kundërta më njan- tjetrën që shpeshherë janë konfrontuar në mes veti. Besën e kanë mbajtur besatarët kurse besëpremjen e kanë kryer tradhtarët. Sidoqoftë hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara paraqesin një mozaik që ende nuk po bëhet dallimi në mes të egzistencës dhe mosegzistencës,në mes të bardhës dhe të zezës.E mos të flasim për përzierjen e ngjyrave në një kohë që po e jetojmë.E koha që po e jetojmë është kohë që po i priviligjon xuxarët dhe po i anashkalon atdhetarët.
(Kosova Sot Online)
