Në respekt të akademikut Apollon Baçe

  • A.P /
  • 06 January 2026 - 09:57
Në respekt të akademikut  Apollon Baçe

Nga Eshref Ymeri

Në njërin nga emisionet e veta të kohëve të fundit, “Odeon”, gazetarja e talentuar e kanalit televiziv “Syri.TV”, Egla Xhemalaj, kishte ftuar për intervistë akademikun e shquar Apollon Baçe. Në atë emision, si edhe në emisione me gazetarë të tjerë apo në shtyp, ky shkencëtar-arkeolog me Emër të Madh, ka përfaqësuar nderin dhe krenarinë e kombit shqiptar. Nuk jam në dijeni, nëse akademiku Apollon Baçe është vlerësuar ose jo me tituj nderi nga ndokush prej presidentëve tanë, sepse ai meriton vlerësimin më të lartë me titullin “Nderi i Kombit”. Në emisionet e lartpërmendura dhe në shtyp, Akademiku Apollon Baçe ka deklaruar: “Grekët na vodhën historinë” dhe ka kritikuar heshtjen e institucioneve shkencore.

Dihet që përkthyesi i shquar i Iliadës, Gjon Shllaku, ka pasë deklaruar: “Kur përktheja Iliadën, përktheja nga shqipja në shqip”. Domethënë, Homeri ka pasur gjuhë amtare gjuhën e lashtë shqipe.

Vetvetiu lind pyetja:

Po të gjithë ata filozofë, poetë, shkrimtarë, mendimtarë të lashtësisë, që kanë krijuar në gjuhën e Homerit, kanë qenë grekë apo pellazgoilirë?

Vetvetiu vjen edhe pwrgjigjja:

Të gjitha ato personalitete të lashtësisë, të ashtuquajtur grekë, kanë qenë pellazgoilirë.

Në Enciklopedinë e madhe greke, thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (vëll. 19, f. 873).

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), natyralist i famshëm romak, në vitin 77 botoi serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë e natyrës, të titulluar “Naturalis Historiae”. Këtu, në vëllimin VI, f. 95, ai shkruan:

“Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Pse kanë heshtur gjuhëtarët dhe historianët tanë me tituj akademikë, si edhe politika shtetërore, pas deklaratës së Gjon Shllakut?

Madje jo vetëm kanë heshtur, duke u rënë teneqeve të shpuara të mashtrimit grek, por kanë lejuar edhe botime me përmbajtje antikombëtare.

Në vitin 2012, Akademia Albanologjike pati botuar librin e Anila Omarit, me titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”. Kjo bijë dhe mbesë komunistësh, me lidhje gjaku me krykriminelin dhe kryetradhtarin e kombit shqiptar, si edhe kryeargatin e Beogradit, Enver Hoxha, në atë libër ka arritur në përfundimin se 93% e Fjalorit të gjuhës shqipe na qenka e huazuar.

Para shtatë vjetësh, grekofoni i njohur Panajot Barka, pedagog i greqishtes në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, pati botuar një libër në greqisht, për të cilin historiani Arben Llalla ka bërë vlerësimin në vijim::

“Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve. Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve, deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë, që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir. Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja është ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria?... (Citohet sipas: “Zbulohet libri skandaloz i Panajot Barkës / Historiani: I quan shqiptarët ardhacakë dhe racë e përzier me arabët”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 24 dhjetor 2018).

Po të kishim shtet ligjor, produkt i një politike me vetëdije të lartë kombëtare, Anila Omari dhe Panajot Barka duheshin marrë në ndjekje penale, duke i paditur me akuzën për tradhti, për shpifje të rënda kundër gjuhës shqipe dhe kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve. Por këta dy tradhtarë nuk ka se kush t’i paditë, se kryeministër kemi një kopje të Enver Hoxhës, kryesorosistin Edi Rama, i cili, më 12 Dhjetor 2015, në Jeruzalem, është dekoruar me Urdhrin “Kalorës i helenizmit”. Pikërisht ky kalorës i helenizmit pati emëruar në krye të Akademisë së Shkencave komunistin e devotshëm Skënder Gjinushi, njeriun me emër “askushi” në fushën e përgatitjes akademike. Kjo është arsyeja që, në Shqipëri, braktisja e interesave mbarëkombëtare është ulur këmbëkryq jo vetëm në krye të poltikës, por edhe në krye të fushës shkencore.


(Kosova Sot Online)