Turqi, Binali merr detyrën e kryeministrit, miratohet qeveria e re
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka miratuar formimin e qeverisë të rë e cila do të prihet nga një prej aleatëve të tij më të besuar.
Kryeministri i ri, me të marrë pushtetin ka deklaruar se synim ka reformat kushtetuese të cilat do të zgjerojnë pushtetin e presidencën.
“Menjëherë do të fillojmë të punojmë rreth kushtetutës së re, duke përfshirë sistemin presidencail,” tha kryeministri i ri para igjvënësve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP.
Shumica kanë frikë se sistemi presidencial i mundëson Erdoganit të marrë fuqi edhe më të madhe në Turqi, i cili ka adoptuar një sistem autoritar.
Erdogan është akuzuar ashpër nga kritikët për mbiqkqyrje të mediave dhe fjalës së lirë në Turqi.
Qeveria e re, e cila do të kryesohet nga Yildirim, është formuar në konsultim me Erdoganin. Në qeverinë përfshihen nëntë emra të rinjë, edhe pse shumica e ministrave nga kabineti i mëparshëm vazhdojnë të mbajnë postet udhëheqëse.
Ndërkombëtarisht, Turqia po përballet me një moment delikat në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian. Zbatimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së për frenimin e fluksit të refugjatëve, të cilën marrëveshje e kishte kryesuar Davutoglu, është vënë në pikëpyetje.
(Kosova Sot)