NISMA për Kosovë në takim me aktivistë të shoqërisë civile!(Foto)

  • 26 May 2016 - 13:26
NISMA për Kosovë në takim me aktivistë të shoqërisë civile!(Foto)

Sot kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me Shefen e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, dhe anëtarin e kryesisë së NISMA e Rinisë Për Kosovën, Endrit Zabërgja, kanë pritur në takim një grup të rinjsh, aktivistë të shoqërisë civile.

Ky takim është realizuar pas interesimit të këtij grupi të rinjesh dhe aktivistë të shoqërisë civile që të të njiheshin më shumë me politikat programore të NISMA’s, dhe hapësirave që NISMA u jep të rinjve, thuhet në njoftmin e NISMA-s.

Njoftimi i plotë:

Sot kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me Shefen e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, dhe anëtarin e kryesisë së NISMA e Rinisë Për Kosovën, Endrit Zabërgja, kanë pritur në takim një grup të rinjsh, aktivistë të shoqërisë civile. të cilët ishin të interesuar të njiheshin më shumë me politikat programore të NISMA’s, dhe hapësirave që NISMA u jep të rinjve

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, të rinjve të pranishëm në takim u ka folur për orientimin politik të NISMA’s, atë socialdemokrat, duke përmendur parimet kryesore të NISMA’s, për shtetin e drejtësisë sociale, zhvillimin ekonomik, sistemin e arsimit në vend, etj.

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, ka folur për rrugët e hapura që NISMA ka për gratë dhe vajzat e vendit, që të angazhohen për të quar përpara proceset politike, dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, përmes NISMËS së Gruas për Kosovën.

Edhe anëtari i kryesisë së NISMA e Rinisë për Kosovën, Endrit Zabërgja, ka folur për mënyrën e funksionimit të forumit të rinisë, dhe ka ftuar të rinjtë e pranishëm, dhe jo vetëm, që të bashkëpunojnë në të mirë të komunitetit.

Pjesa tjetër e takimit ishte kryesisht e karakterit debatues, gjithnjë rreth orientimit politik të NISMA’s.

NISMA për Kosovën

(Kosova Sot)

13245500_1184005534957588_8952505273201781641_n

 

13233152_1184005921624216_7735368781682088756_n