Ish-presidenti kroat dhe presidentja e Kroacisë bëjnë shqiponjën

  • 27 May 2016 - 18:14
Ish-presidenti kroat dhe presidentja e Kroacisë bëjnë shqiponjën

sh-presidenti kroat dhe presidentja aktuale e Kroacisë, kanë pozuar duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.

Stipe Mesiç ka qenë gjithmonë i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve. Edhe pse tashmë e ka përfunduar mandatin si president ai ende vazhdon të ketë simpati për shqiptarët.

Disa muaj me parë ai vendosi plisin e bardhë dhe bëri shqiponjën me duart e tij në Tetovë. Madje ai ka veshur edhe veshjen kombëtare shqiptare.

Me sa duket edhe pasuesja e tij, Kolinda Grabar ka pranuar të përshëndesë shqiptarët me simbolin e tyre të dashur.

(Kosova Sot)