Nga 1-3 qershor edhe Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me disa veprimtari.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar aktivitete të shumta me emërtimin: “Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë >Trashëgiminë”!
Në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe te Lapidariumi arkeologjik nesër e pasnesër nga ora dhjetë deri në orën 18 do të zhvillohen disa punëtori, si punëtoria Gjurmime të improvizuara arkeologjike, Lojërat e gjyshërve tanë , Prezantimi i procesit të konservimit, Prezantimi i kopjeve me veshje për fotografi, Leximi i përrallës mbi trashëgiminë kulturore, Prezantimi i aktivitetit në kontekstin artistik dhe Modelim me glinë-plastelinë rreth trashëgimisë.
Më tre qershor, në kuadër të shënimit të kësaj Dite në Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” do të ketë program edukativo-arsimor me fëmijë.
(Kosova Sot)
