Matoshi - Osmanit: Nëse bëhem deputete deklaroj që nuk të votoj ty presidente

  • A.P /
  • 09 June 2026 - 07:45
Matoshi - Osmanit: Nëse bëhem deputete deklaroj që nuk të votoj ty presidente

Përveç Arbëreshë Kuryeziu – Hyseni, edhe kandidatja tjetër e VV-së për deputete, Ardiana Matoshi, ka dal kundër deklaratës së djeshme të Vjosa Osmani për pozitën e Presidentit.

Ajo ka paralajmëruar se nëse bëhet deputete nuk do ta votojë atë për presidente.

Në profilin e saj ka ironizuar me pretendimet e Osmanit.

“Kqyre pash ni Zot, del e treta, hup me temel, edhe hala pa u kry numerimet paska dal tu na thone qe duhet patjeter une Presidente. Qyqja une po n’zor kokshe. Meqenese je kaq ne zor, qe po e boj publike. Nese bohna deputete, une publikisht deklaroj qe NUK te votoj ty presidente. A e ki ma t’lehte tash?”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)