Mustafa: Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA e FIFA(Foto)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë, shpejt do t’i plotësojë kriteret e parapara nga UEFA dhe FIFA, pasi është vendosur që të investohen mbi 1 milion euro.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë shumë shpejt do të plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA e FIFA për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Në mbledhje të Qeverisë morëm vendim që të ndajmë shumën e nevojshme që në muajt e ardhshëm të investohen mbi 1 milion euro.
(Kosova Sot)