Analizat tregojnë se perimet që prodhohen në Shqipëri janë të pastra
Perimet që prodhohen në Shqipëri janë të pastra. Kështu rezulton nga analizat e zhvilluara në Itali nga “Istituto Zooprofilattico Sperimentale Teramo”
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë nëpërmjet një njoftimi informon opinionin publik se rezultatet e analizave mbi prezencën e pesticideve mbi normat e lejuara nga BE, rezultuan negative.
Këto analiza të realizuara nga ky institut janë në përputhje me analizat e kryera në vend nga ISUV.
Teramo, një nga institutet kërkimore të referencës ne BE, disponon teknologjinë më të fundit për analizën e pesticideve në prodhimet bujqësore.
(Kosova Sot)