Kinë, autobusi me turistë merr flakë, 35 të vdekur (Foto)
Të paktën 35 turistë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin ata u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe mësohet se brenda në autobus ishin 55 persona kur ai u përplas në një pengesë në provincën Hunana, mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë 20 persona u dërguan në spital ndërsa shoferi është ndaluar për t’u marrë në pyetje. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit.
Zyrtarët vendor besojnë se në autobus ka pasur rrjedhje të vajit pas përplasjes së autobusit dhe kjo ka mundësi që e ka shkaktuar zjarrin.
Mediat vendase shkruajnë se aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Kinë. Çdo vit atje vdesin 250 mijë persona si pasojë e aksidenteve në rrugë, të dhëna këto të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
(Kosova Sot)