Sot diplomojnë kadetët e ri të FSK-së

  • 01 July 2016 - 07:53
Sot diplomojnë kadetët e ri të FSK-së

Sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata e këtij viti.

Në një njoftim për media, thuhet se në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë personalitete më të larta shtetërorë të Kosovës, të Ministrisë së FSK-së, të FSK-së, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe familjarët e kadetëve.

Ceremonia do të mbahet sot, duke filluar në orën 10:00, në Kazermën “Skënderbeu”të FSK-së, në Ferizaj.

(Kosova Sot)