Në Vlorë asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis
Tetë parcela me lëndë narkotike janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Burime zyrtare thanë se janë gjetur rreth 17 400 rrënjë bimë narkotike të mbjella në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh.
“Policia asgjëson 8 parcela me rreth 17.400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në një njoftim. “Bimët narkotike u gjetën të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre”, sqaron njoftimi.
(Kosova Sot)