Lepaja: Policë të Kosovës mos e rrihni popullin,por zbardhni krimet e dënoni kriminelët
Analisti Fadil Lepaja përmes një postimi në Facebook ka komentuar protestën e sotme në Mushtisht, raporton Gazeta Kosova Sot Online.
Policë të Kosovës mos e rrihni popullin,por zbardhni krimet e dënoni kriminelët pavarësisht çfarë nacionaliteti të kenë. me dhunë nuk normalizohen marrëdhëniet dhe nuk ndërtohet bashkëjetesa, këtë më së miri e ka dëshmuar dhuna serbe dikur, ka thënë Lepaja.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të Lepajës
Moszbardhja e mijëra krimeve të luftës ndaj popullësisë civile në Kosovë, refuzimi i Serbisë të bashkëpunojë dhe të kërkoj falje për krimet e shtetit serb në Kosovë, politika dritshkurtër e qeverisë së Kosovës e cila beson se mund të normalizojë mardhëniet me dikë që ende nuk ka njohur krimet e veta, janë arsyet e rrebelimeve në Mushitishtë, e më heret edhe në Gjakovë çdo herë që organizohet këthim kolektiv i serbëve, vetëm për të dëshmuar se kjo është e pamundur dhe për të kaluar përgjegjësinë te qytetarët e pafajshëm që pësuan aq shumë nga lufta.
Protestat e qytetarëve janë të kuptueshme, por ato duhet të jenë të qeta dhe duhet të kushtëzohet këthimi me dënimin e krimit dhe kërkimfaljen serbe.
Këthimi i qytetarëve serb në pronat e tyre është e drejtë e pakontestueshme e tyre, por qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të njohin krimet e kryera, të fillojnë të dënojnë kriminelët dhe të fillojnë një proces të vërtetë të pajtimit dhe bashjetesës kudo që serbët kanë prona dhe duan të këthehen në shtëpitë e tyre.
Mos e rrihni popullin, zbardhni krimet, shteti serb të kërkojë falje dhe të përkulet para viktimave të luftës ashtu si bëri edhe presidenti i Kosovës ndaj viktimave civile serbe.
(Kosova Sot)