Notuesi britanik mbytet në Kanalin Anglez, vendi që ndanë Anglinë e Francën
Një njeri ka vdekur duke u përpjekur të notojë në Kanalin Anglez – vendi ku ndahet Anglia dhe Franca.
Nick Thomas u nis nga Dover të shtunën në mëngjes për një not 16 orë, mirëpo përfundoi me fatalitet, shkruan BBC.
Ai u tërhoq pa ndjenja nga uji të dielën në mëngjes, u dërgua në spital ku më pas vdiq.
Thomas kishte notuar në Kanalin Anglez në vitin 2014. Ai është nga Ellesmere në qytetin Shropshire.
Ekipet e shpëtimit e nxorën atë në bregun Calais të Francës.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme ka thënë se po u ofrohet ndihma familjes së shtetasit britanik pas vdekjes së tij.
(Kosova Sot)