Gruda i bindur: Albin Kurti e bën Asociacionin

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 17:45
Gruda i bindur: Albin Kurti e bën Asociacionin

Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK tha se është fakt se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë “zotim ndërkombëtar” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gruda tha  se është i bindur se kjo do të ndodhë.

“Edhe këtë do ta bëjnë. Jam i sigurt”, tha ai.

Ajo çfarë po bën Kurti aktualisht, sipas Grudës, “është një orvatje për me e shty eventualisht deri në zgjedhjet e reja”.

Gruda tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shmangë autonominë për serbët, nëse për këtë zotohet Qeveria e vendit.

“Problem e ka Gjykata Kushtetuese me e shmangë autonominë, nëse ti zotohesh për të”, tha ai.

Ai përmendi edhe postimin e Kurtit në “X” për bisedën që ai tha se e zhvilloi me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Në Twitter, kancelarit gjerman i thotë do ta zbatojë. Në shqip në Facebook nuk e thotë”.

 

(Kosova Sot Online)