E sulmon për borxh, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar me mjet të fortë viktimën mashkull shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot)