Detaje nga takimi i Osmanit me ambasadorin amerikan

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 21:11
Detaje nga takimi i Osmanit me ambasadorin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç ka treguar zyra e presidencës për media në këtë takim është folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë rast është vënë në pah procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

“Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)