Vrasja në furgonin me qumësht, xhaxhai: Po u ndanim paratë, blegtorëve
Xhaxhai dhe nipi në Torovicë të Lezhës kanë qënë duke shpërndarë paratë e qumështit të grumbulluar nga blegtorët e zonës kur atyre iu zu pritë për t’i grabitur dhe për pasojë, nipi mbeti i vrarë nga plumbat.
Policia e Lezhës ka dhënë të tjera detaje mbi vrasjen e të riut Ajet Qokthi, 26 vjeç, dy ditë më parë në Torovicë.
Sipas saj, Agron Qokthi dhe nipi i tij, Ajeti, kanë rezistuar duke mos u ndaluar grabitësve, ç’ka ka bërë që ata të qëlloheshin.
Deri tani, 22 persona janë shoqëruar në polici.
(Kosova Sot)