Tajfuni Megi godet Kinën lindore, 32 persona të zhdukur
Si pasojë e goditjes së tajfunit Megi në provincën jugore kineze Zhejiang, 32 persona llogariten si të zhdukur.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua pohon se 26 banorë janë zhdukur në vendin Sucun si pasojë e rrëshqitjes së tokës e cila shembi një ndërtesë.
Zhdukja e gjashtë personave tjerë është lajmëruar në vendin Baofeng. Tajfuni Megi, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të stuhishme, dje përfshiu Tajvanin ku mori jetën e katër personave ndërsa 500 të tjerë u lënduan.
Në fillim të muajit gjatë tajfunit Meranti 30 persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë edhe më tej llogariten si të zhdukur në Kinë dhe Tajvan.
(Kosova Sot)