Lista Serbe bojkoton seancën e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca seanca e paraparë për orën 10:00 ka filluar ku në rend dite janë 12 pika, ndërsa në orën 14:00 do të mbahet seanc e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaçit, raporton Gazeta Kosova Sot
Në seanc nuk po maerr pjesë Lista Serbe e cila i bojkotoj të gjitha aktivitetet në institucionet e Kosovës për shkak të miratimit për ligjin e Trepçës.
R e n d i i d i t ë s
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
6. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
11.Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
12. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.
(Kosova Sot)
