Ja çfarë moti parashikohet për këtë javë

  • A.P /
  • 25 May 2026 - 07:09
Ja çfarë moti parashikohet për këtë javë

Të hënën mbi Kosovë do të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në zonat malore priten reshje të lehta shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Edhe dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, derisa në viset malore mund të ketë reshje të dobëta dhe lokale shiu.

Sipas parashikimeve, të mërkurën moti do të jetë më i ngrohtë, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara, duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

(Kosova Sot Online)