Nëna duke shpëtuar fëmijën goditet nga një veturë në Fushë-Kosovë
Para pak çastesh, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës një veturë ka goditur një grua duke lënë të shtrirë në mes të rrugës.
E lënduara ishte duke shpëtuar fëmijën e saj derisa po kalonte rrugën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin. “Po, rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të Fushë-Kosovës”, ka thënë shkurt ajo
(Kosova Sot)