Inspektorati i Prishtinës në aksion

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 23:40
Inspektorati i Prishtinës në aksion

Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai njoftoi se kane shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa.

“Inspektorati i Kryqytetit sonte edhe në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taxive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e Kryeqytetit”, ka thëne ai.

(Kosova Sot Online)