A do të ketë probleme në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit?

  • 23 October 2016 - 10:21
 A do të ketë probleme në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit?

Komentet e kësaj jave të kandidatit republikan për president, Donald Trump, për manipulim zgjedhjesh kanë alarmuar shumë njerëz në SHBA dhe jashtë saj. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë shërbyer gjithnjë si guri i themelit i demokracisë amerikane dhe si një standart për shumë vende të botës. Ndërsa ekspertët bien dakort se nuk ka patur manipulim zgjedhor domethënës në SHBA, ata paralajmërojnë se ky është një vit zgjedhor i pazakontë dhe se mund të lindin probleme. Pas gati një jave akuzash për sulme seksuale që sollën rënien e tij në sondazhe, Donald Trump i shtoi pretendimet se procesi zgjedhor amerikan është i manipuluar. Sulmi i tij frontal ndaj proçesit zgjedhor u dënua nga republikanë dhe demokratë, përfshirë edhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara. “Të gjithë ekspertët që janë marrë seriozisht me këtë aspekt, pavarësisht nga përkatësia partiake dhe ideologjia, konservatorë apo liberalë, thonë se nuk ka raste domethënëse të manipulimit të votës.” Ekspertët e të drejtës së votës bien dakort se proçesi zgjedhor nuk është i manipuluar, por paralajmërojnë se mund të ketë probleme të tjera.

Këto do të jenë zgjedhjet e para pa masat mbrojtëse të parashikuara në Ligjin e vitit 1964 për të Drejtën e Votës, pasi ato u shfuqizuan nga Gjykata e Lartë para tre vitesh. Në veçanti bëhet fjalë për programin e Vëzhguesve Zgjedhorë Federalë. “Ky është cikli i parë zgjedhor presidencial pas gati gjysëm shekulli, kuDepartamenti i Drejtësisë nuk do të ketë vëzhgues zgjedhorë federalë, të cilët janë trajnuar për të monitoruar zgjedhjet në zonat më të prekshme të vendit.” Gjatë zgjedhjeve të vitit 2012, Departmenti i Drejtësisë dërgoi mbi 780 vëzhgues në 23 shtete. Këtë vit, vëzhgues do të ketë në vetëm 5 shtete. 14 shtete do të zbatojnë ligje më strikte për votuesit, të cilëve do t’u kërkohen disa lloje të caktuara dokumentash identifikimi. Në mungesë të vëzhguesve federalë që do të mbikqyrnin zbatimin e ligjeve, organizatat e të drejtave civile kanë hapur qendra telefonatash ku mund votuesit mund të ankohen. “Për momentin po monitorojmë aspekte si heqje të votuesve nga listat, përpjekje të momentit të fundit për të ndryshuar qendrat e votimit pa i lajmëruar votuesit paraprakisht, si dhe përpjekje që ua vështirësojnë grupimeve të caktuara hedhjen e votës.” Shumica e vëzhguesve bien dakort se këto zgjedhje janë të pazakonta. Kjo do të reflektohet edhe në proçesin e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve.

Plani për 100 ditët e para

Kandidati republikan për presi dent Donald Trump propozoi një shkurtim prej 35 për qind të - taksave për klasën e mesme amerikane ndërsa parashtroi planin e tij për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit. Zoti Trump propozoi gjithashtu të vendos kufizime të mandateve për anëtarët e kongresit, ndalimin e përkohshëm të punësimeve në qeverinë federale dhe pakësimin e regullave federale. “Ne do të thajmë moçalin në Uashington dhe ta zëvendësojë atë me një qeveri të re nga populli dhe për popullin,” tha zoti Trump në qytetin historik të Gettysburgut në Pensilvani. Fjalimi, shihet si një përpjekje për ta çuar vëmendjen përsëri tek përparësitë e zotit Trump dhe larg polemikave që e kanë ndjekur atë javët e fundit. Zoti Trump krijoi trazira kur tha në debatin e fundit presidencial të mërkurën se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Ai më vonë u tërhoq, duke rënë dakord për të pranuar rezultatet dhe duke rezervuar të drejtën për të sfiduar ligjërisht një rezultat të "diskutueshëm".
 

(Kosova Sot)